Kurti e pranon Raportin e Progresit, aty i kërohet Asociacioni e qortohet për “veprimet e pakoordinuara”

E publikuar: 30/10/2024 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova do ta pranojë sot zyrtarisht Raportin e Progresit, siç tha kryeministri të martën një konferencë të sotme për media.

Albin Kurti u pyet për vërejtjet e përmendura në këtë raport, ndërsa tha se do të flasë pasi t’i lexojë ato që “thuhen, shkruhen e aludohen” në raport.

“Për çështjen e integrimit evropian, raporteve me Bashkimin Evropian, nesër do ta pranojë edhe zyrtarisht Raportin e Progresit për vendin tonë dhe do të mundemi që t’ju drejtohemi lidhur me të gjitha gjërat të cilat thuhen e shkruhen e aludohen aty, sepse është shumë voluminoz, por besoj që qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutojmë e t’i shqyrtojmë ato”, tha ai.

Në fund të konferencës për media, kryeministri paralajmëroi dje se mund të dalë edhe sot para gazetarëve.

“Mirupafshim në konferencat e tjera, ndoshta edhe nesër”, tha ai.

Komisioni Europian pritet të kërkojë nga Kosova dhe nga Serbia që të shpejtojnë në ndërmarrjen e hapave në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre.

Raporti e kritikon Kosovën për “veprimet e pakoordinuara” të cilat thuhet se kanë nxitur tensione.

Në raportin e sivjetmë Kosova kritikohet për “veprimet e pakoordinuara” të cilat thuhet se kanë nxitur tensione.

Vendit i kërkohet të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të propozuar nga Bashkimi Europian.

Kosova nuk e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e propozuar nga BE-ja, duke e refuzuar kështu këtë kusht të ndërkombëtarëve që vendi të anëtarësohej në Këshillin e Europës në maj.

Raporti i Progresit, ndër tjerash, përmend edhe përpjekjen e pushtetit për të ushtruar kontroll ndaj mediave.