Kurti: E njohim Serbinë më mirë se ShBA-ja, kur na kërkojnë diçka që e kemi dëgjuar më herët nga Beogradi duhet të kemi kujdes

E publikuar: 19/03/2024 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova e njeh më mirë Serbinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Kurtit, kur Kosovës i kërkohet diçka që e kanë dëgjuar më parë nga Serbia duhet bërë kujdes.

“Por, kur na kërkojnë diçka, që ne e kemi dëgjuar më herët nga Beogradi, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe ndërmjetëse, atëherë ne duhet të kemi kujdes. Serbinë ne e njohim më mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Populli shqiptar i Kosovës e njeh më mirë Serbinë se Uashingtoni. Dhe, Uashingtoni nuk e ka fqinje Serbinë. Ne e kemi fqinje Serbinë”, tha Kurti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.