Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Siç thuhet në një komunikatë, Kurti diskutuan për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe.
Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës, thuhet tutje