Kurti e emëron Jeton Rakën si zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

E publikuar: 09/01/2024 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, e ka emëruar sot një zëvendësministër të ri në kabinetin e tij qeveritar.

Bëhet fjalë për Jeton Rakën që është emëruar si zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kurti e uroi Rakën për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.