Lajmet

Kurti: Duam SHBA-në e Kenedit, Thaçi kërkon Al Kaponen

08.08.2016 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Duam SHBA-në e Kenedit, Thaçi kërkon Al Kaponen

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë, Albin Kurti, analizon për “Shekulli” debatin për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, veprimet e qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Mendoni se mosmiratimi i marrëveshjes me Malin e Zi mund të rrezikojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës?

Jo. Kosova i ka të gjitha kapacitetet të rinegociojë për kufirin me Malin e Zi, në mënyrë transparente e profesionale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Mjaft të përfshihen ekspertët më të mirë dhe të negociohet nga negociatorë të denjë, e jo nga pazarxhinjtë si Mustafa e Thaçi.

Këta të dy e mbrojnë këtë marrëveshje, ashtu siç kanë mbrojtur e nënshkruar edhe shumë marrëveshje të tjera të dëmshme që e sulmojnë Kosovën, pasi “ua kanë zënë bishtin me derë”, domethënë janë të shantazhuar. Përgjimet që po publikohen, por edhe shumë dokumente e dosje që vetë ne i kemi dorëzuar në prokurori dëshmojnë se këta pushtetarë janë të stërkequr në korrupsion, dhe për pasojë janë lehtësisht të shantazhueshëm.

Ata janë gati të nënshkruajnë pra çdo gjë, sado e dëmshme për Kosovën, sepse dosjet e tyre i mbajnë peng.Marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës më shumë dëmtohen prej qëndrimit në pushtet të këtyre dy pushtetarëve dhe të të tjerëve si ata. Sa i përket demarkacionit, edhe vetë Mali i Zi e pranon se do të mund të rinegociohej pa problem, e ne s’po kërkojmë gjë tjetër.

Pra nuk ka asnjë dëm ndërkombëtar nga ndalimi i kësaj marrëveshjeje. Qysh më 15 dhjetor 2015 Qeveria e Malit të Zi pat shprehur gatishmërinë për rishqyrtimin e demarkacionit, por Qeveria e Kosovës nuk ishte e interesuar për këtë gjë në mënyrë që të mos merrej vesh konkretisht përmbajtja e tradhtisë dhe krimit të tyre.

A ka mundësi klasa politike dhe institucionet e Kosovës t’i thonë “Jo” një marrëveshjeje që ka marrë edhe bekimin e SHBA, NATO e BE-së?

Shpesh abuzohet me këto “bekimet”. Në debatin me ekspertët që u bë në Kuvendin e Kosovës, ambasadori amerikan në Kosovë tha se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA mbeten të forta, pavarësisht votimit apo jo të kësaj marrëveshjeje. Po ashtu edhe përfaqësuesit e BE kanë thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk varet nga kjo marrëveshje dhe me gjasë nuk do të ndodhë edhe nëse marrëveshja miratohet.

Në rajonin tonë, e kemi rastin e Kroacisë me Slloveninë, të dyja vende të cilat janë anëtarësuar në NATO, janë anëtarësuar në BE, dhe kanë marrëdhënie shumë të mira me SHBA, megjithatë vazhdojnë të kenë probleme me kufirin, për të cilin nuk kanë rënë dakord as sot e kësaj dite dhe e kanë çuar në arbitrazh ndërkombëtar. Po ashtu kemi rastin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë.

Edhe atëherë, ju e mbani mend mirë, u lidh një marrëveshje e cila ishte në dëm të Shqipërisë. Marrëveshja u prish, sajë aksionit opozitar dhe popullor, por kjo nuk e pengoi Shqipërinë që të jetë pjesë e NATO-s, që të ketë marrëdhënie të mira me SHBA, apo që të vazhdojë rrugën e integrimit për në BE.

Pra, kur ka pasur mundësinë t’i thotë jo një marrëveshjeje të tillë Kroacia, Sllovenia apo edhe Shqipëria, pse mendoni se Kosova nuk e paska këtë mundësi? Është shumë naive të mendosh se marrëdhëniet strategjike të Kosovës me NATO, SHBA dhe BE, varen prej një vije kufitare me Malin e Zi.

Pushtetarët e korruptuar e të shantazhuar të Kosovës i keqpërdorin faktorët ndërkombëtarë për t’u shfajësuar për servilitetin e tyre ndaj ndërkombëtarëve e për të justifikuar zullumin e tyre ndaj qytetarëve.Shikoni, SHBA-të i duan edhe qeveria e Kosovës edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Mirëpo, dallimi midis nesh është që ne i duam SHBA-të e Franklin Delano Roosevelt, Martin Luther King, Jr., e të vëllezërve John e Bobby Kennedy, ndërkaq Qeveria e Kosovës i do SHBA-të e Al Kapones e të Senatorit Joseph Mçarthy. Pra, çështja është se cilën Amerikë e do.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje