Kurti: Drafti i “vetëmenaxhimit” parashihet të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese

E publikuar: 27/10/2023 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka zbardhur detaje nga takimet maratonike të ditës së djeshme në Bruksel. Kurti ka thënë se Vuçiq ka refuzuar të nënshkruaj.

Ai fillimisht ka thënë se Vuçiq ka refuzuar edhe nënshkrimin e marrëveshjes bazë dhe aneksit të implementimit, para se të refuzohej nënshkrimi i draftit për Asociaconin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohje reciproke dhe për këtë e kemi pranuar Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e Zbatimit në Ohër me 12 pikat e tij. Por në të dy rastet, edhe më 27 shkurt në Bruksel edhe në Ohër, presidenti i Serbisë ka refuzuar të nënshkruaj, ndonëse ka thënë se e pranon marrëveshjen dhe është dakord me tekstin e saj, përmbajtjen e saj.”, tha Kurti.

Ai gjithashtu ka thënë se draft-propozimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe parashihej që ta rishikonte edhe njëherë Gjykata Kushtetuese.