Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se draft-statuti i propozuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ishte fundamentalisht i papranueshëm.
Në një fjalë për media pas takimit me presidentin serb, Aleksndër Vuçiq në Bruksel, Kurti ka deklaruar se ai ka propzuar vet një, siç e quan ai, “draft-vision”, pasi kishte dëgjuar dhe lexuar draft-statutin e propozuar.
“Në këtë takim të sotëm, pas marrëveshjes për të pagjeturit, ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje, ekipin menagjues i cili prezantojë një draft-statut gjithsej prej 67 nene dhe pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft-statut i tillë, çfarë dëgjuam e lexuam, sidomos lexuam, është fundamenalisht i papranueshëm me kushtetuetshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, të drejtat e pakicave sipas standarteve evropiane dhe përkundër kësaj, ne do të jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje. Andaj, në këtë rast unë propozva një draft-vision si kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.