Kurti do ta takoj Bërnabiqin, pa kërkuar kjo e fundit falje për krimet e kryera nga Serbia para dhe gjatë vitit 1999 !

E publikuar: 24/02/2020 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nën organizimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër ka filluar punimet Samiti i Investimeve për Ballkanit Perëndimor.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë të gjithë krerët e qeverive, ministrat dhe bizneset nga rajoni, përcjell Telegrafi.

Në sesionin e kryeministrave të rajonit, Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

The EBRD@EBRD

🇽🇰

Kosovo PM @albinkurti has just arrived at our #EBRDwb summit. @ebrdsuma

View image on Twitter

49:49 AM – Feb 24, 2020Twitter Ads info and privacySee The EBRD’s other Tweets

Kryeministri Kurti sot pritet të takohet për herë të parë me homologen serbe, Ana Brnabiq.

Ky Samit pritet të nxjerrë në pah mundësitë për investime në Ballkanin Perëndimor dhe të promovojë projektet rajonale.

“Si një investitor kryesor në rajon, ne mezi presim të fillojmë samitin e katërt të Investimeve në Ballkanin Perëndimor. BERZH e sheh Ballkanin Perëndimor si një rajon me përparësi dhe qëllimi ynë është të shikojmë potencialin duke e mbështetur rritjen ekonomike, si dhe integrimin rajonal”, tha para takimit presidentit i BERZH-it, Suma Chakrabarti.

Aktualisht BERZH në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka investuar mbi 12 miliardë euro.