Kryeministri i Kosovës Albin Kurtit, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke thënë se dhuna ndaj gjinisë femërorë ushtrohet për t’i nënshtruar ato.
“Dhuna ndaj grave është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe një armë mizore që përdoret për të nënshtruar gratë”, ka shkruar kryeministri. Barra për ta luftuar atë nuk duhet të bjerë vetëm mbi gratë, të cilat përballen me hakmarrje për të folur për veten dhe të tjerët, por mbi shoqërinë në tërësi, duke përfshirë qeveritë.” – ka thënë Kurti në X, duke ia bashkangjitur fotografinë e ndërtesës së Qeverisë të mbuluar me ngjyrë të portokalltë në nder të Ditës Ndërkombëtare për Elimin e Dhunës ndaj Grave.
Violence against women is a human rights violation & a cruel weapon used to subordinate women. The burden to fight it should not fall solely on women, who face retaliation for speaking out for themselves and others, but on society as a whole, including governments. pic.twitter.com/U9y4Kul4kb
— Albin Kurti (@albinkurti) November 25, 2023
















