Kurti dhe Pierce diskutojnë për pritshmëritë nga Samiti i Berlinit

E publikuar: 15/07/2025 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me të dërguaren e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, ambasadoren Karen Pierce.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me të dërguaren e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, ambasadoren Karen Pierce.

Kurti ka shkruar në Facebook se takimi u vlerësua si një mundësi e mirë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, me fokus në zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha kyçe si siguria dhe mbrojtja, diplomacia, si dhe industria kreative.

Në kuadër të diskutimeve, u trajtuan edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Londër në tetor të këtij viti.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke theksuar rolin e saj si një ndër aleatët më të fuqishëm të vendit.