Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve të Suharekës

E publikuar: 08/07/2025 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë ndjekur sot nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në fshatin Sopijë të Suharekës.

Korrjet janë zhvilluar në arat e bujkut Gjema Beqiri, ku Kurti dhe Peci panë nga afër procesin e të korrave dhe u informuan për rrjedhën e punës, rendimentin e grurit dhe sfidat me të cilat përballen fermerët.