Kurti: Dënoj sulmet ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve

E publikuar: 29/05/2023 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në takimin me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin evropian ka ndarë shqetësimin për dhunën dhe ka dënuar sulmet kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve.

“Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

“Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”.