Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ishte pjesë e ditës së dytë të edicionit të 9-të të Shkollës Pranverore për Diplomatët e Rinj, që organizohet nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Friedrich Ebert Stiftung.
Ky edicion në këtë vit është përqendruar tek Diplomacia Ekonomike dhe Tregtare në një treg global gjithnjë e më të ndërlidhur, me pjesëmarrës nga rreth 40 shtete.
Në fjalën e tij, Kurti tha se rëndësia e diplomacisë ekonomike nuk mund të mbivlerësohet në botën e ndërthurur ku jetojmë.
Megjithatë ai shtoi se diplomacia ekonomike ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të madh në trajtimin e të dyja krizave: ofrimin e ndihmës së huaj për ata që kanë nevojë dhe vendosjen e sanksioneve ndaj agresorëve.
“Demokracia e fortë është një sinjal i lidhjeve ekonomike që një vend do ta ndjekë edhe ndërkombëtarisht”, shtoi ai.
Kurti, theksoi se përveç sfidave, koha e tanishme është një ftesë për punë të përbashkët dhe forcimin e natyrës së ndërlidhur të prosperitetit demokratik dhe progresit ekonomik.
Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor për nga rritja e parashikuar ekonomike për vitet 2023 dhe 2024.