Kurti, Çeku e Çobaj vizitojnë ekspozitën e Gjelosh Gjokaj

E publikuar: 27/05/2024 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kurti, Çeku e Çobaj vizitojnë Galerinë Kombëtare të Kosovës, i kushtojnë vëmendje ekspozitës së artistit të ndjerë Gjelosh Gjokaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, kanë vizituar sot Galerinë Kombëtare të Kosovës për të parë nga afër ekspozitën retrospektivë të artistit të ndjerë Gjelosh Gjokaj “Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj”, kuruar nga Shkëlzen Maliqi.

Në ekspozitë janë të përfshira vepra nga e gjithë krijimtaria artistike e Gjelosh Gjokajt dhe përbëhet nga dy koleksione të artit, përcjell Klankosova.tv.

Mund të jetë një ilustrim i teksti

Koleksioni bazë, me 75 vepra të artistit nga Sead Gjokajt, kushëririt të tij nga Podgorica, dhe 18 vepra nga fondi i Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Mund të jetë art në lidhje me: 1 person

Ekspozita që po vizitohet çdo ditë edhe nga artdashës, është e hapur për publikun deri më 7 korrik.