Kurti Blinken
Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur letrës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Kurti tha se e mirëpret letrën dhe se Kosova është mirënjohëse për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Unë e mirëpres letrën e sekretarit Blinken dhe mbështetjen e tij për prioritetet tona në punë dhe drejtësi. Kosova është mirënjohëse për përkushtimin e SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme me qendër njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
“Mezi pres të punojmë së bashku”, shtoi i pari i qeverisë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka dërguar një letër kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, në të cilën i kërkon të sigurohet marrëveshja Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë, si dhe të ketë qëllime të përbashkëta nga dy shtetet në lidhje me personat e pagjetur.