Kurti: Beteja e Koshares i ka garantuar UÇK-së thyerjen e kufirit mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë

E publikuar: 09/04/2023 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti UÇK UCK

Kurti UÇK UCK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar Betejën e Koshares, në përvjetorin e saj të 24-të.

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se në historinë e luftës për çlirimin e Kosovës, Beteja e Koshares mund të shihet edhe si një panoramë e të gjitha betejave.

“Bashkë me përmasat e saj në luftime, trupa dhe shtrirje territoriale, Beteja e Koshares është një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në luftën tonë për liri. Beteja e Koshares i ka garantuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një nga meritat më të veçanta të luftës, atë të thyerjes së kufirit mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të vendosur më 1913 dhe të rivendosur disa herë ndër vite, që i kishte mbajtur të ndarë shqiptarët për gati një shekull. Qysh atë kohë lufte, kjo e lehtësoi kalimin e armatimeve dhe të trupave vullnetare të UÇK-së nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Kosovës. Kurse pas përfundimit të saj njëkohshëm me vetë luftën, kjo betejë i përbashkoi fizikisht shqiptarët”, ka shkruar ai.