Kurti bën premtim zgjedhor zyrën për hetime disiplinore ndaj prokurorëve e gjyqtarëve

E publikuar: 25/01/2025 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, ka shpalosur programin dhe zotimet e tij, për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai përsëri targetoi prokurorët dhe gjyqtarët, dhe këtë e bëri si premtim zgjedhor, për ato që planifikon t’i bëjë në 4 vitet e ardhshme.

Ai tha se do të krijohet një zyrë diciplinore, që merret për ankesat ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, duke ndërmarrë hapa edhe sipas detyrës zyrtare.

“Zyra për hetime disiplinore, do të jetë një strukturë e re që garanton balancë dhe kontroll të efektshëm nëpërmjet pushteteve duke rritur llogaridhënien e këshillit gjyqësor të Kosovës dhe këshillit prokurorial të Kosovës për veprimet e tyre. Zyra do të jetë përgjegjëse për trajtimin e ankesave dhe pretendimeve për sjelljet e papërshtatshme nga gjyqtarët dhe prokurorët. Procesi disiplinor do të mund të iniciohet edhe Ex Oficio. Zyra do të kryejë mbledhjen e provave dhe paraqitjen e çështjeve para komisioneve disiplinore të KGJK dhe KPK’së” ka thënë ai.” – ka thënë ai.