Kurti: Bëmë mirë që i vendosëm njerëzit e VV’së në borde të ndërmarrjeve

E publikuar: 16/05/2020 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për vendosjen e anëtarëve e aktivistëve të saj nëpër bordet e ndërmarrjeve publike.

Kurti ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Qeveria e tij “ka bërë mirë” që njerëzit e VV’së i ka emëruar aty.

Ai ka theksuar se kishin dy opsione: të vendosnin disa njerëz të VV’së në borde, ose të mos bënin asgjë për disa javë.

“Midis asaj se a të ecim përpara, e mes 39 anëtarëve t’i kemi katër nga VV’ja, apo të mbesim me javë të tëra pa bërë asgjë në këto ndërmarrje, 14 prej 17 të cilave veprojnë me humbje, kemi vendosur për këtë, dhe mendoj që kemi bërë mirë”, është shprehur ai.

Kurti ka theksuar se bëhet fjalë për emërime të përkohshme, dhe se anëtarët e tashëm do të zëvendësohen përmes konkurseve. /Express/