Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti në vizitën e tij sot në Austri u mirëprit nga Kancelari Karl Nehammeu.
Në konferecën e mabjtur bashkë me Kancelarin Kryeministri Kurti ka falenderuar Austrinë që i ka ndihmuar Kosovës për çlirim dhe paqe bashkë me ushtarët austriak.
“Austria është mike e ngushtë dhe partnere e rëndësishme e Kosovës. Na ka ndihmuar në përpjekjet tona për çlirim dhe për të siguruar paqe, së bashku me ushtarët austriakë që kanë shërbyer për shumë vite në misionin e NATO-s në Kosovë, dhe për dekada ka mbështetur Kosovën, sidomos në sistemin e edukimit”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e Austrisë në paqen, sigurinë dhe zhvillimin e vendit tonë dhe rajonit, dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës
Ai gjatë qëndrimit njëditor në Austri po ashtu do të marrë pjesë në diskutimin me temë “Ballkani Perëndimor: pjesë qendrore e paqes së qëndrueshme në Evropë”, të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri. Në këtë vizitë zyrtare, bashkë me kryeministrin Kurti po merr pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harjulla Çeku.