Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka folur për kërkesën për opinion që qeveria e tij kë dërguar në Komisionin e Venedikut, për dekretin e presidentit Thaçi që propozon Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.
Kurti në Twitter ka shkruar se kërkesa në lidhje me këtë çështje është dorëzuar dje. Sipas Kurtit, opinioni i Komisionit të Venedikut do ta forcojë demokracinë kushtetuese dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
“Dje dërguam një kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut për kompetencat e Presidentit të Kosovës për mandatimin e kandidatit për kryeministër pas mocionit të mosbesimit. Opinioni do ta forcojë demokracinë kushtetuese dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti në Twitter.