Kurti: Amerika partner kyç, do ta konsultojmë gjithmonë

E publikuar: 31/05/2023 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në Twitter një intervistë që e ka dhënë për gazetën “Financial Times” që është publikuar sot në media.

Bashkë me linkun e intervistës, kreu i Qeverisë ka ndarë edhe komentin “SHBA’në e kemi partner kyç që do ta konsultojmë gjithmonë”.

Lidhur me masat që amerikanët i kanë shpallur dje ndaj Kosovës, Kurti në këtë intervistë ka thënë se sanksione të tilla janë të panevojshme dhe se Serbia është ajo që duhet të sanksionohet.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte një ton sfidues të mërkurën kur tha se masat e SHBA-së ishin të gabuara dhe se qeveria e tij qëndroi pranë kryetarëve shqiptarë të komunave të zgjedhur së fundmi në pjesën veriore të vendit të tij, të cilët kanë në qendër të shpërthimit të fundit të tensioneve me popullsi shumicë serbe në këtë zonë” shkruan Finacial Times.

“Ata që flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë apo më thellë”, tha tutje Kurti, raporton Gazeta Express.

“Serbia nuk po vendos sanksione ndaj Federatës Ruse dhe po financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të vendit tim, kështu që ndoshta ata duhet të [marrin] sanksione”.

Ai e cilësoi SHBA-në si “mikun, aleatin dhe partnerin kryesor” të Kosovës, duke shtuar se ishte në kontakt të përditshëm me ambasadorin amerikan në Prishtinë.

“Unë e pranoj dhe e di se sa i përket qasjeve të ndërmarra kemi pasur një dallim të vogël, por sinqerisht nuk ndjej se çfarëdo lloj sanksioni [ndaj] Kosovës. . .është masa e duhur”, tha ai.

Kurti tha se do të ishte i gatshëm të zhvillonte një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq nëse ai do të ndërmjetësohej nga Brukseli. Ai gjithashtu përshëndeti vendosjen e më shumë trupave të NATO-s për të shuar dhunën, duke thënë: “Unë kam bërë thirrje për më shumë ushtarë të NATO-s që nga viti i kaluar.