Kurti – ambasadorëve: Serbia vazhdon të refuzojë, po të ishte në dorën tonë do të kishim marrëveshje

E publikuar: 30/10/2023 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorët e QUINT-it.

Kurti i informoi ata rreth zhvillimeve të fundit në dialogut Kosovë-Serbi.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për BE-në dhe SHBA-në në përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

I pari i Qeverisë Kosovës shtoi se Serbia po vazhdon ta refuzojë Marrëveshjen Themelore.

“Po ashtu, Kurti iu ka theksuar ambasadorëve se po të ishte në dorën e Kosovës, marrëveshja tashmë do të nënshkruhej dhe do të fillonte zbatimi i saj.” – tha Kurti.