Lajmet

Kurti akuzon AAK’në për prishjen e bllokut opozitar

21.04.2016 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se ftohja e parë në mes të partnerëve opozitarë ka ndodhur kur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.
“Në ato momente është ndjerë se ka disa tensione që po dalin në sipërfaqe. Në ato tensione, AAK’ja filloi ta braktisë opozitarizmin si aktivitet”, ka thënë Kurti në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Kurti ka folur edhe për Donika Kadaj-Bujupin, e cila ka lënë Alenacën për Ardhmërinë e Kosovës, për t’iu bashkuar partisë së tij.

“Donika Kadaj-Bujupi, para se ta braktisë AAK’në, është ndjerë e braktisur nga AAK’ja”, ka thënë Kurti.

“Donika nuk e braktisi AAK’në, por e braktisi braktisjen”, është shprehur Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se opozita e bashkuar nuk ishte e bashkuar edhe për hapin e radhës, për Alternativën e Përbashkët.

“Ishte i nevojshëm ky hap, një vendimmarrje e përbashkët. Ne kemi kërkuar që të kishim një sekretariat punues që do të merrej me çështje teknike. Kishte nevojë për alternativë politike, me të cilën do t’i paraprinim një liste zgjedhore të përbashkët”.

Kurti ka përmendur edhe kushtet që Aleanca kishin për këtë alternativë dhe arsyet pse Vetëvendosje nuk i ka pranuar ato.

“AAK-ja ka pasur dy kushte për VV-në. Kushti i parë ka qenë që AAK-ja dhe VV-ja të ishin të barabarta në numrin e kandidatëve për listë: 40 kandidatë nga AAK, 40 nga VV dhe 20 nga nisma, e 10 nga shoqëria civile. Ne nuk u pajtuam, sepse VV ka fituar më shumë vota në zgjedhje. U bazuam në numrin e votave që kishim në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar. Kushti tjetër ishte që VV të mos e jepte kandidatin për kryeministër, mirëpo një gjë e tillë s’mund të ndodhte për shkak se Vetëvendosje është partia më e madhe opozitare në vend”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik