Deputetët e opozitës kanë vazhduar me kritika të shumta në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.
Këto kritika kanë të bëjnë me dialogun dhe çështjen e Asociacionit.
Pas këtyre kritikave, kryeministri Albin Kurti, e pyeti të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku se a po kërkon që të futen me forcë në veri të Kosovës.
“Lumir Abdixhikun dhe Avdullah Hotin i kam pas në qeveri. Lumiri ka qenë ministër, ndërsa Avdullah Hoti që s’qenka k’tu ka qenë zëvendës. Por po ju them një gjë: Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti nuk janë as sa çereku i Hekuran Muratit dhe Besnik Bislimit”,tha Kurti, shkruan lajmi.net.
Ai theksoi i njeh mirë dhe se s’kanë pasur ide të tilla.
“A po dëshironi që të hyjmë me forcë në veri apo çfarë? Këtyre idetë, ua korrigjon karrigeja. Pra bëhet fjalë për deputetë e ish-ministra që mendimet ua dirigjojnë karriget ku ulen, apo bindjet që i kanë e më mirë të them s’i kanë”, shtoi ai.