Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Smajl Kurteshi gjatë fjalimit të tij në seancën konstituive të Kuvendit ka folur për mungesën që po vazhdojnë ta bëjnë në sallë përfaqësuesit e komuniteteve si dhe koalicionit PAN.
Kurteshi ka thënë se deputetët ju ka thënë këtyre si të pakicës jo shumicë se formalisht nuk janë pjesë e koalicionit PAN. Atëherë sipas tij pse të njëjtit po vazhdojnë që të bojkotojnë seancën, transmeton Indeksonline.
“Neni 58 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës paragrafi 7 thotë se Kosova siguron në baza diskriminuese të gjitha komunitetet që të ushtrojnë të gjithat detyrat e tyre në interes të vendit. Ndërsa neni 21 i rregullores së kuvendit thotë se deputeti ka të drejtat dhe detyrat e barabarta të kuvendit dhe vepron sipas bindjes të plotë të tyre” është shprehur Kurteshi.
Më tej, ai ka thënë se përfaqësues të tillë në Kuvend, sipas tij vetë e kanë kërkuar botën për të qenë pjesë e PAN-it dhe andaj nuk duhet ta bojkotojnë seancën.
“Përfaqësues të komunitetev ashtu siç quhen jo shumicë ata nuk mund të bojkotojnë seancën e kuvendit. Përfaqësuesit e komuniteve me vendet e garantuara në kuvend për shkak të votës së kërkuar për të qenë pjesë e këtij kuvendi janë të obliguar dhe duhet të jenë të pranishëm në Kuvend” ka thënë ai.
“Deputetët e komunitetev formalisht nuk janë pjesë e koalicionit PAN-it. Atëherë pse po i bojkotoni punimet e kuvendit. Kurteshi i ka pyetur këta se cila është arsyeja për këtë, Ai thotë se interesi shoqëror i komunitetev është që gjithmonë të jenë pranishëm për të mbrojtur interesin e komunitetit të tyre” , ak përfunduar ai./Indeksonline/
















