Kurrë mos i gjuani lëvoret e vezëve

E publikuar: 24/02/2016 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Levozhgat e vëzës nuk duhet t`i hidhni më pasi ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Mund të ju duket e çuditshme por që të përfitoni nga vetitë që ka lëvozhga duhet t`i hani.

Lëvozhgat e vezëve kanë shumë përfitime shëndetësore sidomos për nivelin e lartë të kalciumit.

Hulumtuesit holandezë kanë raportuar një efekt shumë pozitiv të kalciumit të lëvozhgave të vezëve (me magnez+ vitamin D) në dendësinë minerale të kockave.

Një studim i vitit 2003 gjithashtu tregoi se përdorimi në ushqim i lëvozhgave (pluhur) të vezës ndihmon kundër osteoporozës dhe qetëson dhimbjet.