Gazeta serbe “Kurir” ka botuar edhe një shkrim, ku bën thirrje për paqe.
Në shkrimin e titulluar “Ju lumtë djema”, “Kurir” thekson se dashuria e djemve ndaj kombëtarevë të tyre nuk do të thotë edhe urrejtje ndaj kundërshtarit.
Në fotografi, portal serb ka shfaqur një djalosh shqiptar dhe një serb, secili veshur me flamurin e kombit të tij.
Më tej, në shkrim thuhet se ky rast është shembull se sporti fton për paqe.