Kur UÇK-ja kapi rob tetë ushtarë serbë në vitin 1999

E publikuar: 06/01/2026 08:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zona Operative e Shalës e UÇK-së, më 6 janar të vitit 1999, kishin zënë rob tetë ushtarë serbë, të cilët më 13 janar u zëvendësuan më nëntë ushtarë të UÇK-së.

Në një video të publikuar nga arkivi i agjencisë së lajmeve AP, shihen tetë ushtarë serbë të cilën u zunë rob në vitin 1999 në fshatin Bare të Shalës së Bajgores nga ushtarët e UÇK-së, shkruan KosovaPress.

Në videon në fjalë flet njeri nga të zënit rob, i cili me një anglishte të çalë tregon që trajtimi i tyre është krejtësisht normal. Ai thotë se ata as nuk u rrahën, apo sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.

Sipas tij, ushtarëve serbë të zënë rob u është dhënë edhe ushqim si dhe veshmbathje.

Përndryshe, ushtarët u morën peng pas luftimeve në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës.