“Kur t’i mushni huntë e të pijaveni futjani gjumë, mos dilni para familjarëve” – A e ‘spiunoi’ Milaim Zeka produksionin e Big Brother

E publikuar: 28/10/2024 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Debat i ashpër është zhvilluar në Prime e sotme brenda BBVK. Një video e shfaqur për Besartin dhe Rrezartin ka bërë që të reagojnë ashpër edhe opinionistët.

Nuk është lënë anash edhe pa u përmendur “mbushja e hunëve” dhe pirja e alkoolit brenda shtëpisë.

Një deklaratë e çuditshme është thënë nga opinionisti, Milaim Zeka.

“O Vlla..kur t’i mushni huntë e të pijaveni futjani gjumë, mos dilni para familjes mu sha e me u fy…”, tha Zeka, duke aluduar se brenda shtëpisë mund të lejohet marrja e drogave të ndryshme.

E ashpër ka qenë edhe Olta, e cila e kritikoi në veçanti Rezart Veleshnjën për lojën e tij dhe për ofendimet kundrejt të tjerëve./Insajderi.org/