Kur do të zgjidhet shefi i ri në Policinë e Kosovë? Përgjigjet MPB

E publikuar: 25/04/2018 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas largimit të Shpend Maxhunit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ky institucion ka mbetur me shef zyrtar të saj.

Derisa aktualisht, pozitën e të parit në polici është duke e mbajtur zëvendësdrejtori i PK-së, Naim Rexha. Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për Indeksonline ka treguar ecurinë e përzgjedhjes së drejtorit të ardhshëm.

Në këtë përgjigje thuhet se kjo ministri e hap konkursin sipas legjislacionit në fuqi.

“Drejtorin e Përgjithshëm e zëvendëson zv. Drejtori i Përgjithshëm, kjo është e rregulluar me nenin 39 paragrafi 3 të Ligjit për Policinë: “Në rastet e lirimit, shkarkimit apo suspendimit të Drejtorit të Përgjithshëm, kryeministri menjëherë emëron njërin nga Zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm”. Konkursi për Drejtor të Përgjithshëm hapet nga MPB sipas legjislacionit në fuqi. Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm rregullohet me Ligjin 04/L-076 për Policinë, konkretisht me nenin 37 dhe Udhëzimin Administrativ për Themelimin, Përbërjen dhe Procedurat e Komisionit të Lartë për Emërime në Polici”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Kujtojmë se ish drejtori Shpend Maxhuni liroi pozitën për tu emëruar në krye të Agjencisë Kosovar të Inteligjencës (AKI) nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj./Indeksonline/