Audi është e vendosur që gjeneratën e re të Audi A8 ta bëjë si Mercedes-Benz S-Class.
Sipas Autocar, prodhuesi Gjerman i veturave Audi ka zhvilluar sistem të ri të amortizimit i cili ofron karakteristika të avancuara të komforit dhe manovrimit duke përmirësuar njëkohësisht edhe sistemin e drejtimit të veturës, transmeton Express. Kjo do ti ndihmoj Audi A8 që të arrijë karakteristika të ngjashme me ato të Mercedes-Benz S-Class duke ofruar një komfor më të mirë.
Sa i përket klasit të veturave komforte, Mercedes-Benz S-Class prinë i pasuar nga BMW Seria-7 dhe Audi A8.