Kur të papunët paguajnë për pak dinjitet…

E publikuar: 26/10/2015 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bilbil BEQIRI

Papunësia është zhndërruar në hijen e shqipëtarit në këto 25 vite demokraci. Tema më e përfolur midis njerëzve është puna më saktë mugesa e saj. Shqipëtari i dëshpëruar në kërkim të punës. Ky do ishte titulli i romanit që kemi shkruar të gjithë nga nje gërmë në këto vite tranzicion.

Njerëz shëndosh e mirë me këmbë e me duar sic thotë vetë populli për veten e tij, vijne verdallë të stresuar nga mungesa e punës,me mungesen e punes rrjedhimisht vjen edhe mungesa e shpresës, e mundesise per t’i garantuar të ardhme familjes, fëmijëve. Fatkeqesisht kjo përbën panoramën kryesore të gjendjes psikosociale të familjes shqipëtare më saktë të shumë familjeve shqipëtare. Babai, që për cdo natë ndjehet i turpëruar para familjes, përpara fëmijëve, i pamundur per t’u ofruar qetësinë dhe mirëqënien mesatare

Mendoni pak një baba, kryefamiljar, qe nuk ka mundur dot t’i ofrojë familjes plotësimin e nevojave më elementare, ndjenjën e fajit që e shoqëron vazhdimisht këtë baba. Rezultati eshte degradimi gradual dhe zhndërrimi i njeriut në qënie pa shpresë.

Njeriu i papunë që përditë e më tepër thellon tronditjen psikologjike dhe shpirtërore, që humb përditë e më tepër vetëbesimin dhe integritetin në syrin e familjes perbën individin e perditshëm te shoqerise sone.

Puna, që do të thotë pak qetësi dhe garanci për të ardhmen e familjes nuk është karrierë, është sinori midis dëshirës për të jetuar me dinjitet ose i skllavëruar.

Edhe një here, të punosh sa të fitosh dy lekë për të plotësuar nevojat bazë të familjes nuk është karrierë, është nevoja jetike për të vazhduar jetesën me shpresë dhe me dinjitet.

Jetojmë në një mjedis ku njeriu i papunë, njeriu pa dy lek është në të njëjtën kohë njëri pa identitet, pa dinjitet dhe pa miq. Fatekeqesisht ky është realiteti qe na bie ta ndeshim përditë.

Panorama pesimiste përfshin edhe të diplomuarit, madje stresi te kjo kategori është akoma më papërballueshëm. Kjo kategori e fajëson veten dyfish kur mendon pamundësinë për punë pas diplomës, pamundësinë për të ndërtuar një jetë normale, me një të ardhme të qetë.

Papunësia është problem botëror dhe ka për të qenë gjithmonë i tille. Madje edhe në vende me industri të zhvilluar dhe prodhuese papunësia ekziston si një realitet konstant, por numri i popullësisë në këto vende është shumë i madh. Krahasimisht ne jemi nje lagje e nje shteti të Europës. Eshtë mëkat i madh të mos kesh aftësinë si shtet, të mos jesh në gjendje t’i mundësosh një jetesë mesatare popullësësë tënde të paktën në nivelin e dinjitetit.

Të papunët jetojnë me frikën e kafshatës, kurse ata që kanë arritur të punësohen me tmerrin e humbjes së saj. Stresi kronik që përjeton një i punësuar në vendin tonë është i paimagjinueshëm.

Ndërkohë në gjithë këtë lemeri, me mungesë meshire, pronarët e punësimit zhvillojnë cmimet vjetore sipas llojit të punës. Ankandi mizor përmban dhënien e rrogës se një viti pa filluar punën akoma, ndersa habitesh sesi pagesa për punën imagjinare kryhet paradhënie.

Lufta për një punë është kthyer padyshim në stresin dhe tmerrin e përditshëm të shqipëtarit, që për të fituar i duhet sesbën një mik i fuqishëm ose lek. Leku është emëruesi i domosdoshëm në cdo rast. Kombinimi duhet bere sakte ndryshe kodi nuk zhbllokohet. Lek ose mik, ose lek dhe mik për të qenë më i sigurtë, ose lek për mikun që në fund të fundit duhet falenderuar me mirnjohje afatgjatë. Ky është kodi i përditshëm me të cilin gdhijne dhe ngrysin kryefamijarët ne këtë vend.

Pingpongu sa në një zyrë në tjetren sa të kryetari i partisë së rrethit te deputët, nga deputetët te miqtë është shndërruar në rutinë.

Kjo është edhe arsyeja kryesore se pse ikin shiqpetarët për azil. Askush nuk e braktis vendin e tij për aventura me fëmijë në krahë. Nëse do të kishte sadopak shpresë për të nesërmen kjo ikje massive nuk do te ndodhte.

Bën përshtypje për keq sesi diskutimet në lidhje me punësimin nuk janë pjesë e debatit publik, si në media ashtu edhe në temat e ditës të politikës. Kuptohet që i ngopuri nuk do t’ia dijë për hallin e të uriturit, tek e fundit për përfitim poltitik apo për arsye pragmatiste ceshtjet që kanë të bëjnë me papunësinë duhet të përbëjnë diskurin kryesor të debatit publik. Eshtë në lojë dinjiteti i një mase të tërë njërëzish që merret nëpërkëmbë.

Duhet ta fokusojmë debatin publik te tema më e ndjeshme që është papunësia. Përbën njëlloj detyrimi njerëzor dhe duhet të na vijë si një shqetësim i brendshëm shqetësimi për këtë ceshtje. Të diskutohet në parim dhe konkretisht ky problem. Të merremi mesa mundemi me denoncimin e ryshfeteve banale paradhënie për punësimin. Me jep kaq pastaj puno një vit dhe fito po kaq. Nuk e di është dicka e pashpjegueshme, është barcaleta më e keqe që nuk bën askënd për të qeshur.

Shqipetarët e njohin shumë mirë shifren famkeqe tre mije dhe pese mije euro, për punësimet me rrogën me të ulët në treg. Keto jane sjellje të tmerrshme për një grusht njerëz që jemi. Më e keqja keto shifra vlejnë nëse ke votuar partitë në pushtet, nëse jo, cmimi është tjetër është akoma dhe më i pamëshirshëm.