Kur të nisë protesta, Mustafa në zyrë

E publikuar: 17/02/2016 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kur opozita të fillojë protestën e thirrur për ditën e pavarësisë në ora 14:00, ai do të jetë në zyrë.
Këtë koment ai i ka bërë gjatë vizitës tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, ku tha se kishte shkuar për t’i bërë nderimet njeriut që dha kontribut në ndërtimin e një shteti demokratik.

Mustafa ka thënë se përvjetori i 8-të i pavarësisë, është dita gjatë së cilës qytetarët duhet festuar e jo të protestojnë.

“Opozita s’ka arsye të protestojë. Qytetarët e Kosovës duhet të kremtojnë festojnë e të mburren për shtetin dhe me të arriturat e këtij vendi”, është shprehur Mustafa, njofton Klan Kosova.