Kur Rita e fillon vitin me foto lakuriq

E publikuar: 03/01/2018 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja 27-vjeçare pozoi lakuriq e shtrirë në shtrat duke u fotografuar nga fotografi Damon Baker, transmeton Gazeta Express.

“Hi unë jam Rita është mirë që u njohëm me 2018!”, kështu e përshkroi Rita fotografinë e saj ku shihet e zhveshur.

Ylli i hitit ‘Body On Me’ gjithashtu ka postuar një grumbull të arritjeve të saj të deritanishme, , dhe u ka premtuar tifozëve se këtë vit do të vijë me më shumë projekte.

“Nuk mund të pres që të vazhdoj të bëj atë që unë dua për të gjithë ju! Nuk mund t’ju them se sa mirënjohëse jam për të jetuar ëndrrën time dhe gjithçka që mund të them është një falënderim ndaj juve”, ka shkruar Rita duke shtuar se ajo veçse është duke punuar në projekte të reja.

Ndryshe, Rita do të kthehet edhe në aktrim si motra e Christian Grey, Mia në ‘Fifty Shades Freed’ këtë vit./Gazeta Express/