Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj njihet për temperamentin e tij. Kështu i kishte ndodhur edhe para disa viteve, derisa po mbante një fjalim në stadiumin e Prishtinës.
Ndërkohë, që Ramush Haradinaj e kishte marrë fjalën, disa nga udhëheqësit e PDK’së filluan të brohorisnin, dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i tij, duke u thënë: “mshelni gojën komandantët e Bllacës”.
Edhe para disa ditësh, Ramush Haradinaj kishte shpërthyer, duke ia ka përplasur për fytyre hartën kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, Murat Meha.


















