​“Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot”, OVL-UÇK reagon pas protestës

E publikuar: 07/08/2025 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje në protestën e organizuar në mbrojtje të vlerave të luftës.

“Jemi pa fjalë. Sot folët ju, qytetarë të zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme. Faleminderit për madhështinë tuaj”, tha OVL-UÇK përmes një postimi në Facebook.

Sipas OVL-UÇK, “kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot”.

“Faleminderit edhe mediave që e bënë zërin tonë të padëgjuar të dëgjohet kudo. Në emër të Këshillit Organizues, përjetësisht faleminderit”, tha organizata.

Protesta e thirrur nga OVL-UÇK “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen atje, mblodhi mijëra qytetarë nga Kosova dhe rajoni.

Aty u kërkua liri për çlirimtarët dhe që Gjykata Speciale të mos jetë e njëanshme.

Protesta përfundoi e qetë.