Kur ministrat e Albin Kurtit uzurpojnë autorizimet ligjore te Prokurorit të Shtetit! A ka rënë Republika?

E publikuar: 15/01/2025 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruar nga Xhevdet Smakiqi

Kur Ministrat e Albin Kurtit uzurpojnë autorizimet ligjore te Prokurorit të Shtetit! A ka rënë Republika?

Veprimet operative policore sot ne Veri te Kosoves duke kryer bastisje ne kundershtim me nenin 70 dhe 71 te Kodit te Procedures Penale te Republikes se Kosoves, shpërfaqin politizimin e skajeshëm te gjithë zingjirit shtetëror policorë ne funksion te urdhërave te poltikes ditore te Kryeministrit Albin Kurti dhe Minstrave te tij për përfituar vota ne dem te pavarësisë se sistemit te drejtësisë.

Tentim uzurpimi i kompentencave ligjore te Prokurorit te Shtetit me urdhëra politik te Albin Kurtit dhe Xhelal Sfeçles me bastisje te pa autorizuara te policisë nga Prokurori i Shtetit dhe Gjyqtari i Procedures Paraprake, duke mos siguruar paraprakishtë autorizimet për urdhërkontroll/ bastisje kudo ne secilin lokacion dhe secilit person fizik apo juridik jep te kuptojmë se Qeveria ne largim e Albin Kurtit tenton te krijojë anaraki dhe poshtëroj qellimshem rolin e Prokurorit te Shtetit pasiqë vet është deshmitarë qe ka refuzuar ftesat per intervistim per vartesit e tij te dyshuar per vepra korruptive bash ne fushaten elektorale.

Tash meqë ka pretendime se eshte zbatuar neni 70 dhe 71 i KPPRK-se.

Mbetet te shtrohet pytja te Policia e Kosoves se a ka hartuar raport me shkrim procesverbal me prova dhe a e ka dorëzuar brenda afatit me urgjencë te Prokurori i Shtetit edhe per te arsyetuar urgjecen e veprimeve te kontrollit te sotem ne keto lokacione duke ia bashkangjitur provat materiale dhe personale te sekuestruara m dhe te konfiskuara sendet apo mjetet e pretenduara per kryrjen e veprave penale.

Urdhërkontrolli/ Bastisja pa aprovim /autorizim te Gjyqtarit te Procedures Paraprake sipas kerkeses se Prokurorit te Shtetit te gjithë bastisjen e bënë te kunderligjëshme arbitrare dhe te pavlefëshme.

Per bindjen time kjo taktikë e Albin Kurtit ka dy qellime:

1.Qellimi per te perfituar elektoralishtë kinse e luan rolin e sovranistit te stisur edhe pse eshte bashkoordinuar me Milan Radojçiq per ligjin per pagen minimale.

2. Qellimi tejter është taktikë e koordinuar me Vuçiqin per te krijuar hendekë te madh e te thellë kinse po lufton pakicen serbe ne Veri me objektivin qe sa shumë te forcohet Zajenica te cilen e ka nenshkruar pranuar me 27.02.2023 marrveshjen baze ne Bruksel dhe 18.03.2023 Ankesin e Ohrit.

E dhimëshme dhe alaramante instrumentalzohet edhe Inspektorati i Qendror i Tregut te MINT ne mbylljen kinse te strukturave paralele madje as qe ka kompetencë inspektorati tregut te mbyll objekte e institicione publike legale apo ilegale, por kompetencë kryesore eshte inpektimi i shoqërive tregtare subjekteve juridike ekonomike qe operojne ne tregun e Republikes se Kosoves.

Perfundim

Kur edhe Prokuroria e Shtetit deklarohet se Policia e Kosoves as qe ka komunikuar apo kerkuar autorizim per urdherbastisje ne Veri te Kosoves përbënë tentimpuçi mbi sistemin prokurorial te Kosoves, anaraki dhe kjo do te shenohet ne raportet nderkombetare te monitorimit si ne Raportin e Progresit te Komisonit Europian dhe tjera si tentim per shembje e sistemit prokurorial.

Mos heshteni sepse nje dite do te perballeni me bastijse/ urdherkontrolla me urdhëra politikë te Minstriave qe luajnë rolin e prokurorit te shtetit atehere do te jetë vonë.