Kur keni me të vërtetë nevojë për një antibiotik?!

E publikuar: 30/12/2015 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Frika nga përdorimi i tepërt i antibiotikëve dh krijimi i bakterieve rezistente ndaj trajtimit, është legjitime: këto barna duhet të merren vetëm për trajtimin e infeksioneve bakteriale që janë aktuale, si infeksioni i fytit, e jo për sëmundjet e zakonshme virale të tilla si ftohjet dhe gripi. Mos anoni në terapi antibiotike, dhe nëse mjeku ju ofron ndonjë recetë, pyesni nëse me të vërtetë keni nevojë për të. Sipas një studimi të bërë kohëve të fundit, më shumë se 25% e të gjithë përshkrimeve të recetave të pacientëve janë të panevojshme dhe ky është një vlerësim konservator. Nëse keni infeksione të lehta, provoni duke pritur një ose dy ditë për të parë nëse keni përmirësim, duke ju a miratuar edhe mjeku. Çdo përkeqësim i simptomeve duhet të paraqitet tek mjeku, ku në ndërkohë mund të filloni me antibiotikë, por shpesh vet trupi e shëron veten, veçanërisht nëse shkaku është viral.

Fokusohuni në mënyrat për të ndihmuar menaxhimin e simptomeve bezdisëse që nuk kërkojnë terapi me receta të barnave, të tilla si të qëndroni të hidratuar dhe të bëni pushim të mjaftueshëm, shkruan femra.net. Sigurisht, preventiva është ilaçi më i mirë. Mos pini duhan, ushqehuni me dietë të shëndetshme, qëndroni fizikisht aktiv, menaxhoni stresin tuaj dhe synoni të bëni të paktën 7 orë gjumë natën. Merrni vaksinën vjetore për grip, dhe gjatë sezonit të ftohtë, sigurohuni që të lani duart shpesh.

Përfundimisht, mos u vet-diagnostikoni me antibiotikë duke porositur barna online apo të bazoheni nga përvojat e tjerëve pasi kjo mund të ju bëjë më shumë dëm se sa dobi, duke rezultuar në ndërprerjen e ekuilibrit të trupit si dhe duke u rrezikuar për reaksione alergjike, gjë që kontribon në rezistencën ndaj antibiotikëve.