“Kur këndon dukesh si dhi”, i thanë në shkollë ndërsa sot është ndër këngëtaret më të famshme në botë

E publikuar: 24/09/2017 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është fjala për Shakirën, ndër këngëtaret më të mira në botë, dhe njëra nga më të pëlqyerat nga artistët, por që në shkollën fillore nuk u vlerësua sa duhet, madje edhe u ofendua duke e krahasuar me një kafshë, që sipas mësuesit të muzikës ashtu dukej, shkruan Gazeta Metro

Shumë njerëz e konsiderojnë Shakirën si një talent të madh, ndërsa shkrimtari i shquar Gabriel García Márquez ka shkruar: Muzika e Shakirës është e paimitueshme sepse është e mbushur me ritëm, të cilin askush tjetër nuk mund ta zotërojë si ajo. Nisur nga mosha e re dhe sensuliteti i saj i pafajshëm duhet të pranoj, që muzika e Shakirës është një shpikje”.

Është ky një vlerësim i jashtëzakonshëm, që vjen për yllin latin të muzikës nga një nobelist i letërsisë. Biondia bukuroshe, që me lëvzijet dhe ritmet sensuale arriti të pushtojë zemrat dhe mendjet e miliona dashamirësve të muzikës në të gjithë botën.