Kur Jugosllavia mburrej me djalin e ambasadorit jugosllav në Meksikë, Veton Surroin

E publikuar: 27/11/2017 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Revista e Beogradit “Tempo” e popullarizuar në krejt hapësirën e ish-Jugosllavisë në vitin 1980 kishte vizituar Familjen Surroi në Meksikë, ku Rexhai Surroi, babai i Vetonit, ka përfaqësuar Jugosllavinë në cilësinë e ambasadorit.
Por, vet ambasadori nuk ka qenë fokusi i “ Tempos”. Gazetës i kishte rënë në sy, i biri i diplomatit me saktësisht sporti me të cilën merrej ai.

Në vitin 1980, si 19 vjecar, Surroi për dallim nga moshatarët i ishte dedikuar futbollit amerikan edhe pse për disa vjet bashkë me familjen kishte jetuar në Meksikën e çmendur mbas futbollit europian.

“Djaloshi, i lindur në Prishtinë, jeton me familjen e babait të tij ambasador tash e 4 vjet në Meksikën me diell” thuhet në shkrim.

Aty Surroi përshkruhet si një nga lojëtarët më të mirë të futbollit amerikan.

“ Duke pasur parasysh afërinë me SHBA’në, kjo lojë në Meksikë ka mjaftë adhurues. Vetoni robust ka folur gjatë për këtë pasion sportiv, nuk është lehtë që një vend të huaj t’i arrish majat e sporti”

Më pas “tempo” përcjell fjalët e të atit, Rexhai Surroit, i cili krenohet që i biri, Vetoni, ka vazhduar hapave të tij, pasi edhte vet kishte qenë sportist, portier i Prishtinës.

Kjo gazetë shkruan se tek Ambasadori Surroi, mblidhen jugosllovenët që u bie puna të shkojnë në Meksikë.

“Ambasadori gjen kohë për t’i pritur të gjithë duke shkëmbyer me ta muhabet për Meksikën dhe vendlindjen e tij”

“Bashkëshortja Nahireja vërehet shpejt, ajo nuk është përcjellëse pasive e bashkëshortit të saj. Është mjaft aktive dhe e njohur mirë me gjithçka. Thënë shkurt: një ambasadore e vërtetë! Ndërsa vajza Sljaka (sic e shkruan gazeta emrin e Flakës), një adhuruese e flaktë e Partizanit (ekip beogradas i futbollit), po ashtu është sportiste e pakonkurencë në shkollën e saj, po më shumë i intereson volejbolli dhe basktebolli” shkruan Tempo.

Por, vëmendjen e vizitorëve nga vendi e merr Vetoni, i njohur edhe për atë që brenda në fakultet dy vite të studimeve i ka kryer për një vit ndërsa tani është në fund të studimeve për gjuha angleze dhe letërsi.

“ Nostalgjia më së shumti e mundon secili njeriun tonë në dhe të huaj. Por, shumë do të donin ta shihnin edhe pjesë tjera të botës. Unë them se kam humbur diçka që është e pakompensueshme: fëmijërinë me moshatarët e mi në vendin tim, më të dashurin”

“ më është dashur të adapotohem me jetën në Bolivi dhe Meksikë, ndërsa në sport e ka kërkuar argëtimin. Kam ushtruar shumë edhe e kam siguruar vendin standard në klubin gjysëmprofesional të futbollit amerikan Felinos” shprehej Surroi.

Më poshtë mund t’i lexoni disa pjesë të intervistës

Shumë mendojnë se ky është një sport i vrazhdë, jo interesant?

-Kjo është një lojë shumë interesante, ku vjen në shprehj inteligjenca dhe fuqia lojëtarit. Në shikim të parë, kjo është një lojë e vrazhdët. Por në të vërtetë ky është një argëtim për më të guximshmit me mjaftë agresivitet kalorësiak. Mendoj se njerëzve tanë, me natyrë lufatrake do t’u përgjigjej shumë futbolli amerikan

Cili është kualiteti i ligës ku garoni?

– Janë dy liga të futbollit amerikan. Një e studentëve (më e dobët), dhe kjo e jona –më e fortë. Tash jemi në mes të tabelës.

Si e shihni futbollin europian, sokerin, sic e quajnë këtu, është më popullor se futbolli amerikan, edhe pse afërsia me Amerikësn është e rëndësishme dhe për sportin në Meksikë

– Gjithcka shkon me tradita. Sokerin e kanë sjellë europianët në Meksikë, e pasi Meksika është afër me Amerikën Qendrore dhe jugore, ëhstë e qartë pse futbolli amerikan pak ka mbetur anash. Përvec kësaj edhe pajisjet janë më të shtrenjëta.

Thuhet se lojëtarët e futbollit amerikan shquhen për dy veti: shpejtësinë dhe fuqinë?

– E saktë. Duhet të peshosh 90 kilogram, unë këtë nuk e kam arritur ende. Shpejtësinë e kam – rreth 6,6 sekonda për 36.58 metra (40 yarda).