Meshkujt e duan trupin femëror, jo vetëm për ta shikuar, por edhe për ta prekur.
Kur është fjala për seksin, nuk janë vetëm femrat ato të cilat vuajnë dhe dëshirojnë gjëra të caktuara që meshkujt nuk ua plotësojnë, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, edhe gjinia mashkullore ka dëshira të caktuara të paplotësuara, të cilat shumica e femrave ua mohojnë.
Në vazhdim të këtij artikulli lexoni për çka bëhet fjalë dhe përpiquni të bëni çdo gjë që i dashuri juaj të jetë i lumtur dhe kënaqur.
1. Meshkujt duan trupin femëror, jo vetëm për ta shikuar, por edhe për ta prekur. Prandaj, relaksohuni, zhvishuni lakuriq, hyni bashkë nën dush dhe afrojani atë kënaqësi që t’ju prekë nëpër trup kudo që arrin dhe dëshiron.
2. Meshkujt kënaqen me seksin oral më shumë sesa jua merr mendja, andaj përpiquni ndonjëherë t’i bëni surprizë. Ofroni seks oral kur më së paku e pret – të jeni të sigurta që do të jetë tepër i kënaqur.
3. Meshkujt kënaqen kur femra rënkon gjatë seksit, andaj mos heshtni. Gjithashtu, njëra ndër pamjet më të dashura janë kur sheh sesi edhe ju po kënaqeni. Prandaj, bëni dashuri në pozat në të cilat do të keni pamje të trupit tuaj edhe gjatë vetë aktit të bërjes dashuri.