Kur është më e sigurt për të udhëtuar gjatë shtatzënisë?

E publikuar: 02/11/2017 04:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stresi i udhëtimit mund të ju lodh juve dhe të shkaktojë stres te fetusi. Udhëtimi në distanca të gjata mund të jetë gjithashtu fatale nëse shkon keq.

 Shumica e mjekëve do t’ju këshillojnë që të mos udhëtoni në distanca të gjata, gjatë tremujorit të parë ose 12 javëve të para të shtatzënisë tuaj.

Sidoqoftë, sapo të kaloni tremujorin e parë dhe keni plane për të udhëtuar në distancë të gjatë, koha më e mirë për ta bërë këtë është tremujori juaj i dytë, nga muaji i katërt deri në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Megjithatë, ne sugjerojmë që ju të mos merrni vendime të nxituara ose të planifikoni një udhëtim të vështirë gjatë kësaj periudhe. Duhet të kujdeseni mirë që udhëtimi juaj të jetë i këndshëm dhe më pak stresues./Indeksonline/