Kur dhe sa herë duhet ta përdorni paracetamolin

E publikuar: 11/01/2018 02:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konsumimi i më shumë paracetamolëve sesa doza e lejuar mund të rrezikojë gjithë organizmin, ku posaçërisht është i rrezikshëm për shëndetin e mëlçisë.

Doza e lejuar ditore e paracetamolit është 500 mg për të rriturit, dhe 1 deri në 2 kokrra, 3 deri në 4 herë në ditë, dhe nuk duhet ta kaloni dozën prej 8 kokrrash gjatë 24 orëve.

Distanca midis marrjes së tabletave duhet të jetë rreth 4 orë, shkruan noa.al. Paracetamolin  nuk bën ta pini pa u konsultuar me mjekun, si dhe keni kujdes të mos e kombinoni me ndonjë ilaç tjetër.