Raportohet se në rrugët e qytetit rus Vladivostoka, brenda 24 orë janë shënuar mbi 250 aksidente trafiku, si rezultat i botës së parë që raportohet se ka rënë mbi këtë vend.
Banorët e këtij qyteti kanë “vërshuar” rrjetet sociale, me fotografitë dhe videot e aksidenteve më të mëdha që kanë ndodhur, transmeton Telegrafi.
Në disa prej tyre shihen shoferët se si me çdo kusht mundohet të ndalin veturat në rrugët e rrëshqitshme me qëllim që të shmangin aksidentet zinxhirore, madje disa prej tyre dilnin nga veturat duke u munduar t’i ndalin ato me duar.
Me një fjalë të gjitha rrugët u shndërruar në patinazh, ku veturat rrëshqisnin sikur të ishin saja dhe shoferët e tyre ndihen të pafuqishëm përballë motit të ligë.
Fatmirësisht nga të gjitha këto aksidentet askush nuk ka humbur jetën apo është lënduar. /Telegrafi/
#Владивосток сегодня pic.twitter.com/ig6AJYNO8i
— Ржевsky (@_BigTool4You) November 17, 2017