Kuptuan “potencialin” e kasolles dhe e blenë – tanimë po e shesin për mbi 1 milion dollarë (Foto)

E publikuar: 25/06/2018 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift i cili bleu një kasolle të braktisur në bregun e Cornish, Angli, kanë bërë një transformim të saj – dhe po e shesin atë për 850,000 mijë funte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Katherine Wooler, 44 vjeç, dhe burri Adam, 52 vjeç, kishin kuptuar “potencialin” e kasolles kështu kishin vendosur që ta blejnë atë për 125,000 funte, për pronën 300 metra katrorë – pesë vjet më parë.

Dhe tani, prona e vogël, e cila është një vend ku mund të flenë vetëm dy persona dhe nuk mund të përdoret si vendbanim i përhershëm, ka të njëjtin çmim si të një shtëpie të madhe me katër ose pesë dhoma gjumi diku tjetër në qark.

Vendndodhja e saj mahnitëse dhe fakti se mund të sjellë deri në 3.595 funte në javë si një vendpushim luksi, e bënë atë të denjë për çmimin prej 825.000 funtash (rreth 1,1 milion dollarë), sipas agjentëve që e shesin atë.

Sipas mediave, Wooler e bleu shtëpinë e braktisur në qershor të vitit 2013 dhe kaloi pesë muaj duke zëvendësuar gjërat e vjetra me një luks të ri prej druri – duke investuar rreth 100 mijë funte. /Telegrafi/