Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

E publikuar: 13/09/2025 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar atë si një rezultat të frustrimit të grumbulluar ndaj veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.Ai tha për Radion Evropa e Lirë se kjo situatë është serioze, sepse rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo për më pak.

“Kjo është një çështje serioze, sepse rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo për më pak”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se ky veprim synon të ushtrojë presion mbi udhëheqësit e Kosovës – veçanërisht mbi Kurtin – që të veprojnë në mënyrë konstruktive, të formojnë një qeveri dhe të riangazhohen në dialogun me Serbinë.Kupchan thekson gjithashtu rëndësinë e kompromisit dhe të negociatave me mirëbesim midis të gjitha partive politike në Kosovë, për të rivendosur stabilitetin dhe për të ecur përpara.

“… kjo tregon se Uashingtoni po i ndjek ngjarjet dhe do të bëjë atë që gjykon se është e nevojshme, për të parandaluar paqëndrueshmërinë përpara se të ndodhë”, thotë Kupchan.