Nuk ka surpriza në ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, e madje as për sa i përket kualifikimeve me të gjitha skuadrat favorite që avancojnë më tej. Kualifikohet edhe Kukësi që kishte humbur në mënyrë befasuese takimin e parë 3-1 nga Naftëtari. Në kthim skuadra e Troisit fitoi po 3-1 në kohën e rregullt ndërsa në shtesë një gol i të riut Jonuzi i dha kualifikimin verilindorëve. Vjen në Kupën e Shqipërisë edhe fitorja e parë sezonale për Vllazninë që mposhti 4-0 Pogradecin pas barazimit 1-1 në sfidën e parë. Sukses në bllok ndërkohë edhe për skuadrat e tjera të Superiores, me Tërbunin që pasi kishte barazuar 0-0 me Burrelin kualifikohet falë fitores 2-0 në kthim, Teuta shënoi një tjetër goleadë këtë herë në shifrat 6-1 ndaj Adës, Fitore e thellë 6-0 edhe për Bylisin ndaj Dinamos, ndërsa Flamurtari u mjaftua me suksesin 3-2 ndaj Orikumit. Nuk është lodhur shumë Laci i Cungut që falë fitores 3-1 në takimin e parë me Besën i ka lejuar vetes edhe barazimin 1-1 ndaj kavajasve , ndërkohë që kualifikohen edhe Apolonia, Lushnja, Iliria , Sopoti , Kamza dhe Kastrioti.
Laçi – Besa Kavajë 1-1 (vajtje 3-1)
Golat: Vuthaj 80’ / Hoxha 85’
Vllaznia – Pogradeci 4-0 (vajtje 1-1)
Golat: Soza 3′, 32′ Shtubina 19′ (pen),
Apolonia – Shkumbini 1-0 (vajtje 2-2)
Golat: Uzuni 39′
Bylis – Dinamo 6-0 (vajtje 1-0)
Golat: Kuli 11′, Pepa 40′, Mustafaraj, Hasani 75′
Lushnja – Luftëtari 3-0 (vajtje 1-0)
Golat: Mezini 14′, Dervishi 29′, Allkanjari 71′
Butrinti – Sopoti 2-0 (vajtje 0-5)
Golat: Dadaj 56′ (pen)
Kukësi – Naftëtari 3-1 (Ekstra Time 4-1) (vajtje 1-3)
Golat: Erik Flores 1′, Jonuzi 44′, Musolli 47′ Jonuzi 117’/ Daci
Flamurtari – Orikumi 3-2 (vajtje 2-1)
Golat: Shehaj 41′, 46′, 58′
Teuta – Ada 6-1 (vajtje 5-1)
Golat: Hyseni 15′, 20′, Mihani 28′, Myrtezani 39′,Ferraj 47′ / Lari 22′
Elbasani – Kamza 1-1 (vajtje 2-4)
Golat: Peqini 75’/ Lalaj 49′
Tërbuni – Burreli 2-0 (vajtje 0-0)
Golat:
Besëlidhja – Kastrioti 2-1 (vajtje 0-1)
Golat: Arenc Dibra 17′, Bajiç 72′ / Djarmati 16′
Mamurrasi – Iliria 0-2 (vajtje 0-1)
Golat: Cani 67′