Kundërshtimi i Speciales nuk është “as për Ramushin e as për Dautin” (Video)

E publikuar: 01/02/2018 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ritheksoi në Rubikon të KTV-së se nuk i frikohet Speciales.

Madje, sipas tij, fjalët që i “Ramushi i frikohet se i vëllai, deputeti Daut Haradinaj do të jetë një ndër të akuzuarit, nuk qëndrojnë” sepse, siç ka thënë “nuk jemi na prej atyre frikacakëve, kemi tregu që s’jemi”.

“Atdheun nuk e duam rastësisht e pahiri, po e kemi në gjen. Nuk mundet dikush me na tut e me na kushtëzu, me na zënë bishtin me kurrëgjë. E vetmja gjë është me besu. Unë kam besu atëherë se është e drejtë më dhënë dorëheqje e me shku në Gjykatë dhe i kam sjell kush e di sa lëvdata këtij vendi”.