Kundërpërgjigjet Dardan Sejdiu: Nuk iu dorëzohemi mafias së ndërtimit

E publikuar: 23/04/2015 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka reaguar pas protestës së ndërtimtarëve duke thënë se nuk do tu dorëzohet mafisë së ndërtimit në kryeqytet.

“As në mend me dorëzu Prishtinën nuk e kemi, as në mend me iu dorëzu mafias së ndërtimit nuk e kemi. Prishtina do të bëhet me rend, rregull dhe investime që janë në përputhje me ligjin dhe nevojat zhvillimore të Prishtinës”, ka shkruar Sejdiu në profilin e tij në facebook.