Kundër korrupsioni i anulon tenderin MTI-së

E publikuar: 06/04/2015 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia Kundër Korrupsioni i ka kërkuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që ta anulojë tenderin për “Mirëmbajtjen dhe servisimin e pajisjeve teknologjike”, për shkak se ka identifik

Arsyeja e anulimit të këtij tenderi, sipas opinionit të AKK-së, është se kërkesa e MTI-së për qarkullim financiar të kërkuar për këtë tender ka kaluar kufizimet e Udhëzimit Administrativ. Në këtë rast MTI ka kërkuar nga operatori ekonomik të ofrojë dëshmi për qarkullim financiarë për periudhën dyvjeçare, ndërsa me udhëzim administrativ përkufizohet se qarkullimi financiar mund të kërkohet për tre vitet e fundit.

Shkelja tjetër ligjore e identifikuar nga AKK është se MTI në këtë tender ka kërkuar nga operatori ekonomik që t’i ketë dy kontrata për punë të ngjashme me institucionet publike me referenca për punë të ngjashme. AKK ka vlerësuar se ky kriter është diskriminues.